Një 3-vjeçar ka vdekur pasi u la brenda në veturë jashtë një institucioni parashkollor në Florida ku dy prindërit e tij janë pjesë e stafit, raportoi të martën AP-ja.
Fëmija ishte një nga disa fëmijët e familjes që shkonin në Qendrën e Edukimit “Lubavitch”.
Temperaturat jashtë ishin diku 32 gradë celsius. Fëmija pa vetëdije u dërgua në spital, ku vdiq. Babai i tij u intervistua nga policia.
“Kjo tragjedi është shumë e afërt dhe shumë në komunitetin tonë shkollor janë prekur nga ajo. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë keqardhjen që ndjejmë”, ka thënë drejtori i qendrës, Rabbi Benzion Korf.
Korf tha se një psikolog dhe këshilltar do të ishin të qasshëm për stafin dhe nxënësit e qendrës.