Botë

Kina shpreh shqetësime lidhur me tarifat e SHBA-së

 

I dërguari i Kinës për bisedimet tregtare me Uashingtonin ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me tarifat amerikane ndaj importeve kineze.

Zëvendëskryeministri i Kinës, Liu He, i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të martën me sekretaren amerikane të Thesarit, Janet Yellen, bëri të ditur Ministria kineze e Tregtisë, por nuk dha asnjë tregues se është arritur ndonjë përparim rreth zgjidhjes së mospajtimeve tregtare.