Botë

Ukraina s’pranon kushtet e Rusisë, i vë të sajat për negociata

 

Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky, paraqiti një listë kërkesash për vazhdimin e negociatave me Rusinë, pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se, për të bërë paqe, Kievi zyrtar do t'i duhej të pranonte kërkesat ruse, duke përfshirë njohjen e Krimesë si territor rus dhe dhënien e rajoneve Donetsk dhe Lugansk.

Podolyak postoi në llogarinë e tij në Twitter, të dielën mbrëma, se kushtet për vazhdim të negociatave janë armëpushimi i menjëhershëm, tërheqja e trupave ruse nga Ukraina, kthimi i qytetarëve të rrëmbyer, ekstradimi i kriminelëve të luftës, krijimi i një mekanizmi për reparacione dhe njohja e të drejtës sovrane të Ukrainës.