Botë

Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19 në Britani

Numri i personave me COVID-19 në Britaninë e Madhe është rritur me 32% në pothuajse 2.3 milionë, tregojnë shifrat e fundit, shkruan Sky News.

Është rritja më e madhe që nga fundi i prillit. Javën e kaluar, 1.7 milionë britanikë ishin të infektuar me COVID-19.

Por është ende nën rekordin prej 4.9 milionë, i cili u arrit në fund të marsit.

Variantet e Omicron BA.4 dhe BA.5 janë më dominant pas rritjes së fundit, ka thënë Zyra për Statistikat Kombëtare.

Rritja e infeksioneve në Britani vjen mes një paralajmërimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se pandemia është larg përfundimit, pasi më shumë se 100 vende raportojnë rritje të rasteve.

Virusi vazhdon të jetë më i përhapur në Skoci, ku 288.200 persona testuan pozitivë për COVID javën e kaluar, ose një në 18.

Rritje të rasteve me COVID-19 ka pasur edhe në Kosovë ditëve të fundit.