BE-ja ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të heqjes së vizave, ETIAS, që do të debutojë në maj të vitit 2023.
Ndërsa, ETIAS nuk është njësoj si një vizë, është më e shpejtë, bëhet në internet dhe nuk kërkon informacion biometrik, ka ende një procedurë dhe një kosto për ta marrë atë, më tepër si skema e Shteteve të Bashkuara, ESTA, raportoi CNN të premten.
ETIAS, i cili qëndron për Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ishte planifikuar më parë për një debutim në fund të vitit 2022.
Udhëtarët e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa kohë të duan në shumë vende. Banorët e BE-së, gjithashtu do të përjashtohen.
Por për të gjithë të tjerët që hyjnë në bllok nga një vend që më parë nuk kërkonte vizë, ETIAS do të jetë i detyrueshëm. Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, e cila humbi lirinë e lëvizjes pas Brexit-it. Asgjë nuk ndryshon për ata që më parë kishin nevojë për vizë për të hyrë.
Procesi i aplikimit do të jetë nëpërmjet një "sistemi IT kryesisht të automatizuar", me miratim të dhënë "brenda pak minutash", për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE-ja. Koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në "raste shumë të jashtëzakonshme". Kushdo, aplikimi i të cilit është refuzuar, do të ketë të drejtën e apelimit.
Autorizimi ETIAS, është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Megjithatë, mbajtësit duhet t'u përmbahen rregullave të imigracionit dhe qëndrimit të tepërt. Aktualisht, shtetasit e tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllok në tërësi, për çdo periudhë 180 ditore.
Kostoja: 7 € (7,35 dollarë) për ata të moshës nga 18 deri në 70 vjeç. Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas. Në krahasim, SHBA-ja tarifon 21 dollarë për një autorizim ESTA.
Data e fillimit të aplikimeve nuk është bërë ende e ditur.