Botë

Ukraina paraqet tetë raste të tjera për krime lufte

Foto: AP
 

Ukraina ka paraqitur tetë raste të tjera për krime lufte që përfshijnë ushtarë rusë, tha të mërkurën për televizionin kombëtar, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

"Ne nuk po flasim vetëm për luftëtarët që erdhën në teatrin e operacioneve, por për ata që erdhën për të përdhunuar, plaçkitur, vrarë civilë”, tha Venediktova, raportoi CNN-i të mërkurën.