Botë

Policia izraelite rrah personat që po merrnin pjesë në funeralin e gazetares së vrarë

Policia izraelite rrah njerëzit që po merrnin pjesë në funeralin e gazetares së vrarë

Njerëz u mblodhën në rrugët e Jerusalemit të premten për të marrë pjesë në varrimin e gazetares të Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, e cila u qëllua për vdekje të mërkurën teksa raportonte për një bastisje ushtarake në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, dhe u pritën me dhunë nga policia izraelite ndërsa ata u përpoqën ta mbanin arkivolin duke ecur në këmbë, raportoi CNN.

Qindra persona u mblodhën përpara funeralit jashtë spitalit të Shën Jozefit, ku trupi i Abu Akleh qëndroi deri në varrim.

Policia izraelite ishte rreshtuar jashtë spitalit, sipas gazetarëve të CNN-it. Në afërsi të spitalit u vendosën postblloqe policore.

Përcjellësit morën arkivolin e Abu Aklehit nga spitali, por u ndeshën me rezistencë të fortë nga policia izraelite, e cila i detyroi ata të transportonin trupin me veturë. Më pas u hodh një granatë e vogël dhe gaz lotsjellës.

Pamjet e drejtpërdrejta të Al Jazeeras treguan policinë izraelite duke rrahur të pranishmit me shkopinj ndërsa ata përpiqeshin të mbanin arkivolin e Abu Aklehit. Trupi u dërgua brenda spitalit dhe më pas u transportua me veturë.

Gazetarja 51-vjeçare palestinezo-amerikane e Al Jazeeras ishte një zë i shquar në të gjithë botën arabe, duke dhënë atë që shumë thanë se ishte "zëri i vuajtjeve palestineze" dhe "aspiratat e tyre për liri".