19:40 - Rusia akuzohet për keqtrajtim të të burgosurve ukrainas
Avokatja e Popullit e Ukrainës, Lyudmila Denisova, e ka akuzuar Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar, gjegjësisht keqtrajtim të të burgosurve të luftës.
Siç raporton BBC-ja të dielën, Denisova deklaroi se dy kampe në rajonin e Rostovit në Rusi, që gjenden në afërsi të kufirit me Ukrainën, u liruan për të krijuar vend për të ardhurit e rinj. Lajmi i plotë KËTU
11:46 - Dy fëmijë vdesin në Donetsk, pas shkatërrimit të një shtëpie
Dy fëmijë kanë vdekur në qytetin ukrainas Doentsk, pas shkatërrimit të një shtëpie, nga sulmet ruse, ka njoftuar guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, raporton CNN.
Në një postim në Twitter, Kyrylenko, ka thënë se vajzat të moshës 5 dhe 14-vjeçare, kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga “okupuesit rus”.
Lajmi i plotë KËTU.
10:33 - Zelensky pritet të takojë zyrtarë të lartë amerikanë të dielën në Kiev
Sekretari amerikan i Shtetit , Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, do ta vizitojnë Kievin të dielën, ka njoftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, kjo është vizita e parë e zyrtarëve të nivelit të lartë amerikan. Mirëpo, nuk kjo vizitë nuk është konfirmuar ende nga Uashingtoni, raportoi CNN-i.
Kjo vizitë do të ndodhë pas disa vizitave të profilit të lartë nga liderët evropianë në kryeqytetin ukrainas, si dhe pas disa lëvizjeve për rihapjen e ambasadave të zhvendosura.
Lajmi i plotë KËTU.
8:38 - Tetë të vdekur në sulmet ruse në rajonin Luhansk
Tetë persona kanë vdekur e dy janë lënduar në granatimet ruse në rajonin lindor ukrainas Luhansk, ka njoftuar kryetari i Luhanskut, Serhiy Haidai, raporton BBC.
Lajmi i plotë KËTU.
8:37 - Tetë të vrarë nga sulmet me raketa në Odesë, viktimë edhe një fëmijë tre muajsh
Tetë persona kanë mbetur të vrarë në qytetin port të Odesës në Ukrainë pas sulmeve me raketa ruse, ka njoftuar kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadii Trukhanov përmes Telegramit, raportoi të dielën CNN-i.
Ai ka njoftuar se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë tre muajsh.
"Pas shpinës sime është ajo që rusët e quajnë objektiv ushtarak. Një ndërtesë banimi që ata për disa arsye e quajnë objekt ushtarak. Tetë njerëz vdiqën, një fëmijë tre muajsh është në mesin e tyre. Ai ende nuk e kishte parë jetën”, ka deklaruar Trukhanov.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se po punohet për shpëtimin e njerëzve në këtë ndërtesë banimi të dëmtuar nga ku 86 persona janë evakuuar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një konferencë ka njoftuar se rreth 20 persona kanë mbetur të lënduar nga ky sulm.