Botë

Rusia pritet të pezullohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Rusia suspendohet nga Keshilli per te Drejtat e NJeriut ne OKB, rusia, lufta, ukraina

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë së shpejti një masë për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pasi Ukraina akuzoi trupat ruse për vrasjen e dhjetëra civilëve në qytetin e Bucha, raportoi BBC-ja të enjten.

Një shumicë prej dy të tretave të votave nga asambleja prej 193 anëtarësh në New York, mund ta pezullojë një shtet për shkak të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.

Dhjetëra civilë ukrainas janë gjetur të vrarë rrugëve të qytetit Bucha, shumë pranë Kievit, pas tërheqjes së trupave ruse nga aty. Shumë prej trupave janë gjetur me duar të lidhura.