Derisa bisedimet midis Kievit dhe Moskës pritet të fillojnë këtë mëngjes, zyrtarët e lartë ukrainas kanë përshkruat formën që po marrin negociatat.
Ihor Zhovka, i cili është nënkryetari i zyrës për Presidentin Volodymyr Zelensky, ka thënë për BBC-në se beson që pozicioni i Moskës është më konstruktiv tani sesa ka qenë më parë.
"Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe ose t'i kërkojnë Ukrainës të kapitullojë, ata tani duket se po fillojnë negociatat konstruktive", ka thënë ai.
Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak nëpërmjet një postimi në Tëitter, ka thënë se raundi i katërt i bisedimeve do të fokusohet në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Podolyak përsëriti qëndrimin e Ukrainës se negociatorët e saj do të refuzojnë të fillojnë të diskutojnë formën e marrëdhënieve të ardhshme me Rusinë derisa Moska të pranojë fillimisht një armëpushim të menjëhershëm.
“Rundi i katërt i bisedimeve për paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe garancitë e sigurisë. Diskutim i vështirë. Edhe pse Rusia e kupton marrëzinë e veprimeve të saj agresive, ajo ende ka iluzionin se 19 ditë dhunë kundër qyteteve paqësore është strategjia e duhur”, ka shkruar ai.
Negotiations. 4th round. On peace, ceasefire, immediate withdrawal of troops & security guarantees. Hard discussion. Although Russia realizes the nonsense of its aggressive actions, it still has a delusion that 19 days of violence against ?? peaceful cities is the right strategy pic.twitter.com/BhFLgBSKiu
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022