Qeveria e Ukrainës ka marrë vendim ushtarët t’i paguajë rreth 3000 euro në muaj. Kjo u bë e ditur nga autoritetet ukrainase nëpërmjet mediave online, derisa thuhet se rritje page do të pësojnë edhe forcat e sigurisë, shërbimet inteligjente, departamenti kryesor i Inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi i Transportit, personeli i urgjencave shtetërore, e të tjera.
Personeli ushtarak, sipas njoftimit, i përfshirë drejtpërdrejt në luftime ose rrit sigurinë kombëtare, pos pagës kryesore, do të ketë edhe shtesa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamiljarët e ushtarëve të rënë në luftë gjithashtu do të paguhen nëpërmjet ndihmave financiare.
Vendimi u mor nga Kabineti i Ministrave.
“Nuk është për t’u falënderuar, kjo është bërë për mbrojtësit tanë, që e dinë se vendi u është mirënjohës. Shteti duhet të paguajë ta paguajë siç duhet këtë punë të rëndësishme”, kanë thënë autoritetet.