Estonia i është bashkuar shumë vendeve të cilat po ndalojnë linjat ajrore ruse në hapësirat e tyre ajrore.
Ky shtet i cili kufizohet me Rusinë ka njoftuar për vendimin më të fundit, duke ftuar edhe shtetet e tjera që t’i bashkohen.
Duke shkruar në Twitter, kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.
“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, ka shkruar ajo.
#Estonia is banning Russian airlines from our airspace. We invite all EU countries to do the same. There is no place for planes of the agressor state in democratic skies. #StandWithUkraine
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 26, 2022
Shtetet e tjera baltike, Lituania dhe Letonia po përgatiten gjithashtu të ndërmarrin hapin në të njëjtën kohë, ka thënë në një deklaratë ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.
Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke gjithashtu kanë vendosur ndalime.
Të enjten, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse Aeroflot të ateronte në Britani.
Ndërkohë, tashmë edhe Rusia ka nisur të bëjë të njëjtën gjë ndaj atyre shteteve të cilat i kanë ndaluar fluturimet e linjave ajrore të saj.