Botë

Me protesta shënohet përvjetori i grusht shtetit të juntës birmane

Duke i sfiduar kërcënimet e autoriteteve, protestuesit kanë marshuar në rrugët e qytetit të dytë më të madh në Birmani fiks një vit pas marrjes së pushtetit nga junta ushtarake. Një grup i vogël qytetarësh ka demonstruar në orët e mëngjesit, me slogane e thirrje për kthimin e demokracisë.

Është pritur se do të kishte “greva të heshtura” për të shënuar njëvjetorin, por regjimi ushtarak kishte marrë masa që t’i mbyllte të gjitha bizneset nga ora dhjetë e paradites deri në orën katër. Marshuesit janë solidarizuar me ata që po e pësojnë për shkak të dhunës në ngritje të juntës që e rrëzoi vjet lideren Su Ki.

Ajo i fitoi zgjedhjet dhe pritej që të drejtonte vendin edhe për pesë vjet të tjerë pas zgjedhjeve të nëntorit 2020, por ushtarakët përmbytën gjithçka në ditën e parë të shkurtit të vitit të kaluar.