Organizata bamirëse ndërkombëtare “Save the Children” ka thënë se dy nga stafi i saj janë zhdukur në Birmani, pasi më shumë se 30 trupa u gjetën pas një sulmi për të cilin fajësohej ushtria.
Trupat ushtarake kryen masakër mbi popullatën atje, duke i detyruar njerëzit të dalin nga makinat e tyre, arrestuan disa, vranë të tjerë, dhe dogjën trupat e tyre në shtetin lindor Kayah, ka bërë të ditur organizata.
Fëmijë dhe gra besohet të jenë në mesin e viktimave të rastit të së premtes.
Ushtria thotë se vrau një numër terroristësh të armatosur në zonë.
Protestat masive janë zhvilluar në të gjithë Birmaninë që kur ushtria mori kontrollin në shkurt.
Udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) janë midis të arrestuarve.
Qindra njerëz, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë.