Botë

Në lindje të Ukrainës dominon frika e agresionit

Në një ditë të ftohtë dhjetori, shumë njerëz zbresin nga autobusët derisa kalojnë para postblloqeve në Republikën e vetëshpallur të Luhanskut në lindje të Ukrainë.

Prejse shpërthyen luftimet në rajon ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre pro-ruse më 2014, mijëra persona janë detyruar të kalojnë nëpër postblloqe derisa i vizitojnë të afërmit dhe të dalin për blerjen e ushqimit. Moska ka mohuar akuzat ukrainase se planifikon të sulmojë rajonin lindor të ish-republikës sovjetike pas raporteve të besueshme amerikane se Rusia po planifikojnë të pushtojë Ukrainën në fillim të vitit të ardhshëm.

Kremlini ndërkaq akuzon Kievin se synon të ndërmarrë një ofensivë të shpejtë për të kthyer kontrollin, por kjo është mohuar nga Qeveria ukrainase. Banorët vendës kanë thënë se po jetojnë me frikën se do të jenë cak i sulmeve.

Gjatë tre javëve të fundit është raportuar se Rusia ka tubuar më shumë se 70 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Sipas njohësve ndërkombëtar, shteti rus pritet që në muajin janar të vitit 2022 të nisë sulmet për pushtimin e Ukrainës.