Botë

Zjarr në një shtëpi në Gjermani, dy të vdekur

Në mëngjesin e të dielës ka shpërthyer zjarr në një ndërtesë në Neuenstadt të Gjermanisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, dyshohet se bëhet fjalë për binjakë të moshës 4-vjeçare, raporton Bild. 

Me të arritur zjarrfikësit, pasi janë alarmuar nga banorët, arritën të nxjerrën nga godina në çastet e fundit gjashtë persona, përfshirë një çift me një fëmijë të moshës 8-vjeçare. Por nuk arrit të shpëtoheshin edhe binjakët e moshës 4-vjeçare.

Prindërit dhe vajza 8-vjeçare morën lëndime të rënda nga zjarri, saqë u dërguan në Spital.

Shërbimet e urgjencës raportuan se dy persona janë gjetur në papafingo, ende pritet të bëhet identifikimi i tyre.

Është e paqartë se si erdhi deri te zjarri. Policia e Heilbronnit ka nisur hetimet.

Gjithsejt 200 zjarrfikës, policë dhe forca të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes. Objektet e banimit në godinën tash janë të pabanueshme. Banorët e shpëtuar janë strehuar nga qyteti i Neuenstadtit.