Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka anuluar vizitën e planifikuar në Bosnjë-Hercegovinë, për shkaqe sigurie, raporton “Dnevni Avaz”.
Nga Zyra e Presidentit të Kroacisë është thënë se nuk mund të jepen shpjegime shtesë dhe as informacione se për çfarë kërcënime bëhet fjalë.
Nga burime thuhet se nga inteligjenca kroate i është thënë presidentit se ai nuk do të pritej mirë në Bosnjë e Hercegovinë.
Ndërkohë nga institucionet e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë është thënë se nuk ka informacione për kërcënime ndaj presidentit të Kroacisë.
Mirsad Viliq, drejtor për koordinim të organeve policore në Bosnjë-Hercegovinë, ka thënë se nuk ka të dhëna për kërcënime ndaj sigurisë së presidentit kroat.