Botë

Ndalohet një person, u kap në zonën e ndalimit në Çernobil

çernobili

Është kapur një person pasi që është futur në zonën e ndalimit në Çernobil. Autoritetet njoftojnë se shtetasi i Bjellorusisë ka leje qëndrimi të përhershëm në Ukrainë, dhe i njëjti ka kaluar në zonën e ndalimit “për turizëm dhe rekreacion”, raportojnë mediat ruse.

Me ligjin në fuqi të Ukrainës, kalimi në zonën e Çernobilit, hapësirë e ndotur nga radioaktiviteti, pas shpërthimit të madh më 1986, është i ndaluar dhe i dënueshëm.

Çernobili, zonë ku kishte shpërthyer radioaktiviteti për shkak të një aksidenti bërthamor në vitin 1986, është e ndaluar për banim, derisa të lejuara janë aktivitetet turistike vetëm në disa zona më të sigurta, nën masa të rrepta sigurie. Ka organizime të ndryshme akademike me qëllime studimi në këtë zonë, por assesi vetanake. Qëndrimi në atë ambient është i përcaktuar.