Me 11 vjet burg është dënuar gazetari amerikan, Danny Fenster në Birmani. 37-vjeçari, siç raporton BBC, u mbajt për 5 muaj në paraburgim në burgun e Inseinit, qytet në Yangon, i akuzuar për “shoqërim me një grup personash të paligjshëm”, që shkakton frikë dhe lajme të rreme.
Fenster, që është nga Detroiti, është ndër 100 gazetarët e arrestuar që nga puçi i prillit të këtij viti.
Numri i gazetarëve të dënuar me vendim të gjykatës ushtarake është 30.