Forcat izraelite kanë hapur zjarr në drejtim të qindra protestuesve palestinezë të cilët ishin mbledhur kundër pushtimit të një toke në Bregun Perëndimor, të premten.
Si pasojë e sulmit, më shumë se 370 persona janë plagosur.
Ndërkohë, është hedhur edhe gaz lotsjellës me dronë derisa raportohet se tymi ka mbuluar vendin e protestës në qytetin Beita ku po protestonin palestinezët.
Protestuesit dogjën goma dhe hodhën gurë ndaj forcave izraelite, thanë raportet e mediave lokale.
Dëshmitarët thanë se trupat izraelite qëlluan me plumba të drejtpërdrejta dhe plumba çeliku të veshura me gome mbi demonstruesit.
Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se ka rreth 650,000 kolonë në Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë Jerusalemin Lindor.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet izraelite në territoret e okupuara janë të paligjshme.