Botë

Ndërpriten përkohësisht kërkimet për të mbijetuar në Miami

 

Autoritetet amerikane kanë vendosur ta shembin krejtësisht bllokun banesor, kur të dielën u konfirmua se stuhia tropikale po i afrohej Floridas. Meteorologët kanë parashikuar se shteti do të goditet nga stuhia gjatë së martës. Kryetari i qytetit Surfside, Charles Burkett, ka thënë se erërat e fuqishme gjatë ditëve të ardhshme do të bënin të pamundur kërkimin për të mbijetuar për shkak të rrezikut për rënie të gjësendeve të ngurta nga pjesa e mbetur e ndërtesës

Kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesës në afërsi të Miamit, të dielën janë ndërprerë përkohësisht për shkak të vendimit për t’u shembur pjesa tjetër e ndërtesës. Ekipet kanë shembur edhe strukturën e mbetur gjatë së dielës. Shembja e Champlain Towers South është bërë për shkak të shqetësimeve për sigurinë teksa Miami po përballet me një stuhi të fuqishme. Një pjesë e bllokut 12-katesh u shemb më 24 qershor. 24 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 121 të tjerë janë të zhdukur. Asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat që kur nisën kërkimet e ekipeve të shpëtimit. Familjet e personave të zhdukur janë njoftuar paraprakisht për vendimin e ndaljes së kërkimeve. Autoritetet amerikane kanë vendosur ta shembin krejtësisht bllokun banesor, kur të dielën u konfirmua se stuhia tropikale po i afrohej Floridas. Meteorologët kanë parashikuar se shteti do të goditet nga stuhia gjatë së martës. Kryetari i qytetit Surfside, Charles Burkett, ka thënë se erërat e fuqishme gjatë ditëve të ardhshme do të bënin të pamundur kërkimin për të mbijetuar për shkak të rrezikut për rënie të gjësendeve të ngurta nga pjesa e mbetur e ndërtesës.

“Ishte e qartë se ndërtesa po paraqiste problem”, ka thënë ai gjatë së shtunës. “Jemi pajtuar se zgjidhja e vetme e problemit ishte shembja e ndërtesës”.