Botë

Pesë të vdekur e 28 raste të reja pozitive me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa është raportuar edhe për 28 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2619 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar me koronavirus 155.469 persona, prej tyre 5467 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 149.551 persona, ndërsa janë 451 raste aktive.