Botë

Një haker tentoi ta helmonte ujin e pijshëm në Florida

Foto: AP
 

Një haker ka siguruar qasje të paautorizuar në sistemin e kontrollimit të ujit të pijshëm në një qytet të Floridas me më shumë se 15 mijë banorë dhe ka provuar ta kontaminojë atë me kemikate helmuese.

Rasti, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, ka ndodhur pasi që sistemet janë bërë përherë më të kompjuterizuara dhe të qasshme nëpërmjet Internetit.