Rregullatori evropian i ilaçeve ka aprovuar përdorimin e vaksinës së “AstraZenecas” te personat mbi moshën 18-vjeçare.
Vaksina e kompanisë, e zhvilluar bashkë me Universitetin e Oksfordit, është e treta që miratohet nga blloku evropian. Secili shtet ka të drejtën individuale për të vendosur se kush duhet ta marrë vaksinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të javës, komisioni gjerman i vaksinave ka njoftuar se nuk do të mund ta rekomandonte përdorimin e dozave te personat mbi moshën 65-vjeçare, me arsyetimin e mungesës së të dhënave për efektin e tyre te kjo grupmoshë.
Bashkimi Evropian dhe “AstraZeneca” janë përfshirë në përplasje të thella lidhur me distribuimin e vaksinave të kompanisë në bllok.
Të premten, BE-ja ka publikuar një version të redaktuar të kontratës me “AstraZenecan”, mirëpo në të, hollësitë rreth çmimit të vaksinës i janë nënshtruar dukshëm redaktimit.
Del se Britania e Madhe ka paguar më shumë për vaksinën sesa blloku evropian.
Në fillim të javës, BE-ja ka kritikuar kompaninë farmaceutike që pranoi se nuk do të ishte në gjendje të shpërndante 80 milionë doza, por vetëm 31 milionë sosh. Marrëveshja e blerjes së vaksinës ishte nënshkruar para se ajo të aprovohej për përdorim.
Ndërkaq, “Johnson and Johnson” të premten ka bërë të ditur se një dozë e vaksinës së saj ka efekt – mirëpo jo aq të fuqishëm sa vaksinat e tjera që po ofrohen me dy doza. Vaksina e re ka treguar efekt deri në 66 për qind në SHBA dhe shtatë shtete tjera.