Botë

Qyteti kinez me 11 milionë banorë mbyllet në tentim për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Qyteti kinez me 11 milionë banorë mbyllet në tentim për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Foto: Reuters
 

Kryeqendra dhe qyteti më i madh i provincës veriore të Kinës, Hebei, u ka ndaluar qytetarëve që të largohen nga sot, në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi që rastet ditore të infeksionit kanë arritur pikën më të lartë në pesë muaj, njofton Reuters.

Hebei ka regjistruar 51 nga 52 rastet lokale të raportuara të enjten nga Komisioni Nacional i Shëndetësisë. Kjo krahasuar me 20 rastet e raportuara një ditë më parë.