Botë

Ballkani Perëndimor ndër prioritetet e Bidenit

Ballkani Perëndimor ndër prioritetet e Bidenit
 

Edhe Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës së re amerikane, sipas një telefonate që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka bërë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

”Një Bashkim Europian i fortë është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Biden, i cili gjithashtu përsëriti angazhimin për të thelluar dhe rigjallëruar marrëdhëniet SHBA-BE.