Botë

Protesta në Paris, kërkohet të mos ndalohet publikimi i fytyrave të policëve

Protesta në Paris, kërkohet të mos ndalohet publikimi i fytyrave të policëve
Foto: Reuters

Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin francez për të kundërshtuar projektligjin që do e ndalonte publikimin e fytyrave të policëve në media. Mbështetësit e këtij projektligji thonë se do i mbronte policët dhe familjet e tyre nga sulmet në internet apo edhe kur nuk janë në detyrë.

Protestuesit, që një pjesë e madhe e tyre ishin gazetarë dhe aktivistë të të drejtave, thonë se ligji do cenonte lirinë e gazetarëve për të raportuar dhe do e vështirësonte mbajtjen e përgjegjësisë nga policia për abuzime si përdorimi i tepruar i forcës, transmeton KOHA.