1 perditesime
15:33

Erdogani del me një deklaratë tjetër kundër Macronit, thotë se ai “e ka humbur rrugën”

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka hedhur sërish kritika ndaj liderit francez Emmanuel Macron duke thënë se ai e “ka humbur rrugën”, lidhur më trajtimin e myslimanëve.

Të shtunën, Erdogan tha se Macroni kishte problem me myslimanët dhe se i duhej të bënte kontrolla mendore, një deklaratë kjo që bëri që Franca të thërriste ambasadorin e saj në Ankara për t’u konsultuar.

“Personi në detyrë i Francës ka humbur rrugën. Ai merret me Erdoganin gjithë ditën. Shikoje veten fillimisht dhe se ku po shkon. E thash dje në Kayseri, ai është një rast dhe me të vërtet ai duhet të kontrollohet”, ka thënë Erdogani në një fjalim televiziv në Malatya, raporton Reuters.

Franca është tronditur nga vrasja e një mësuesi nga një militant islamik, sepse mësuesi u kishte shfaqur nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.

Ndërsa, nga zyra e Macronit u tha se komentet e Erdoganit ishin të papranueshme.

10:47

Franca fton për konsultim ambasadorin nga Turqia pasi Erdogani vë në pyetje shëndetin mendor të Macronit

Franca do ta thërrasë në konsultim ambasadorin nga Turqia, pas komenteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se presidenti francez Emmanuel Macron kishte nevojë për trajtim të shëndetit mental.

Një zyrtar presidencial i Francës tha se ambasadori francez në Turqi do të takohej me Macronin për të diskutuar situatën pas deklaratave të Erdoganit.

Franca dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për disa çështje, përfshirë të drejtat detare në Mesdheun lindor, Libinë, Sirinë dhe konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ankaraja është acaruar nga kampanja e Macronit në përpjekje për të mbrojtur vlerat laike kundër islamit radikal, një debat i cili u ndez nga vrasja e mësuesit në Paris pasi gjatë një ligjërate u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.

“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti i cili trajton miliona anëtarë nga besime të ndryshme në këtë mënyrë: së pari, bëj kontrolla mendore”, ka thënë Erdogani.

“Çfarë problemi ka individi i quajtur Macron me islamin dhe myslimanët? Macronit i duhet trajtim mental”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, zyra e Macronit në reagim të ashpër ka thënë se komentet e presidentit turk janë të papranueshme.

“Në kërkojmë që Erdogani të ndryshojë mënyrën e politikës së tij, sepse është e rrezikshme në çdo aspekt”, ka thënë zyra e Macronit për AFP, përcjell The Guardian.