Botë

Së paku 15 të vdekur në Afganistan në tollovinë e shkaktuar për të aplikuar për viza

Së paku 15 të vdekur në Afganistan në tollovinë e shkaktuar për të aplikuar për viza
Foto: Reuters

Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe shumë persona tjerë janë lënduar në tollovinë e shkaktuar në një stadium në Afganistan ku njerëzit po aplikonin për viza, kanë njoftuar autoritetet, raporton agjencia Reuters.

Incidenti ka ndodhur pasi “mijëra persona” ishin mbledhur për të kërkuar leje për të shkuar në Pakistan, ka njoftuar një zëdhënës lokal. Llogaritet se afro 3000 persona ishin mbledhur.