Botë

BE do të ndajë 16 miliardë euro ndihma për vendet e varfra kundër koronavirusit

BE do të ndajë 16 miliardë euro ndihma për vendet e varfra kundër koronavirusit

Bashkimi Evropian do të ndajë 15 miliardë euro për të ndihmuar vendet e varfra në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se me këto para do të ndihmohen vendet me sisteme të dobëta shëndetësore, për të trajtuar krizën që ka shkaktuar koronavirusi.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë vetëm me përgjigje të koordinuar globale”, tha von der Leyen, në një video të postuar në Twitter. “Kjo është arsyeja përse Bashkimi Evropian do të sigurojë edhe mbi 15 miliardë euro, për t’i ndihmuar partnerët në gjithë botën, për të luftuar koronavirusin”, tha von der Leyen.