Disa ushtarë të plagosur nga sulmet e Iranit

Disa ushtarë të plagosur nga sulmet e Iranit

17 January 2020 09:40

Disa ushtarë amerikanë u plagosën gjatë sulmit raketor të javës së kaluar mbi bazën ajrore Al-Asad në Irak, pavarësisht se Pentagoni fillimisht njoftoi se nuk pati viktima.

"Ndërsa, asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u vra në sulmin iranian të 8 janarit në bazën Al Asad, disa ushtarë u trajtuan për simptoma të tronditjes nga shpërthimi dhe ende po mjekohen", ka njoftuar koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton ISIS-in në Irak dhe Siri, transmeton KTV.

Javën e kaluar, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se vlerësimi fillestar gjeti vetëm dëme materiale në bazën ushtarake.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme