Botë

Zelanda e Re heq nga tregu nëntë produkte për mbrojtje nga rrezet e diellit

Autoritetet në Zelandën e Re, kanë hequr nga tregu nëntë nga 20 produktet për mbrojtje nga rrezet e diellit.

Këto produkte nuk përmbanin nivelin e mbrojtjes që e reklamonin në kutitë e tyre, transmeton KTV. Agjencitë që luftojnë kancerin, kanë deklaruar të kenë hequr nga përdorimi të gjitha produktet për mbrojtje nga rrezet e diellit derisa kompanitë prodhuese kanë thënë se niveli i mbrojtës përkon me kushtet e kërkuara.

Ani pse kompanitë kanë tentuar të sqarohen, ministria e shëndetësisë, ka thënë se është shqetësuese që produktet për mbrojtje nga dielli nuk i përmbahen nivelit që proklamojnë.