Protesta të mëdha në Haiti, kërkohet dorëheqja e të parit të vendit

Protesta të mëdha në Haiti, kërkohet dorëheqja e të parit të vendit

21 November 2019 08:48

Mijëra njerëz në Haiti kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit, Jovenel Moise.

Haiti, vendi më i varfër në kontinentet amerikane, është përfshirë në protesta të dhunshme që ka detyruar mbylljen e të gjitha institucioneve, përfshirë shkollat, transmeton Koha.net.

Liderët opozitarë dhe përkrahësit e tyre i kanë bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqje shkaku i krizës për karburant dhe ushqim.

Vlerësohet se 3.7 milionë njerëz në këtë shtet janë në krizë për ushqim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme