Partia Socialiste portugeze e kryeministrit Antonio Costa fitoi zgjedhjet në Portugali, por pa arritur një shumicë absolute në parlament, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Me 100% të votave të numëruara, socialistët morën 36,7% të votave (95 vende nga 230) të ndjekura nga PSD (Partia e Qendrës Sociale) me 28,1% (70 vende).
Blloku i Majtë me 9,6% të votave (16 vende) u rendit i treti , i ndjekur nga koalicioni i majtë me 6,3% (9 vende), populistët e krahut të djathtë me 4,2% (4 deputetë) dhe në fund ambientalistët e PAN me 3,3% (2 vende).
-
7 tetor 2019 12:54
-
Shpërndaje në: