Botë

Nuk ka fitues në zgjedhjet e Izraelit, Avigdor Liberman në rolin e “kingmaker”-it

Nuk ka fitues në zgjedhjet e Izraelit, Avigdor Liberman në rolin e “kingmaker”-it

Me 90% të kutive të votimit të numërura deri në orën 06:30, zgjedhjet në Izrael nuk kanë nxjerrë një fitues. Partia Likud, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyhau, ka siguruar deri më tani 32 vende në Parlament, po aq edhe rivalët e Partisë Blue and White, të drejtuar nga Benny Gantz.

Parashikimet janë që deri në fund të procesit të numërimit, dy partitë kryesore të lëvizin me një ose dy mandate, sërish larg objektivit të 61 mandateve që duhen për të formuar mazhorancën në Parlament.