Tronditet sërish Greqia, tërmet 5 ballësh në Kretë

Tronditet sërish Greqia, tërmet 5 ballësh në Kretë

12 August 2019 10:34

Një tjetër lëkundje sizmike ka lëkundur vendin fqinj, Greqinë.

Mediat greke dhe ato të huaja shkruajnë se tjetër tërmet ra në tokën helene dhe epiqendra ka qenë në Kretë, transmeton BW.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.

Greqia ka qenë në qendër të lëkundjeve sizmike këtë verë, pasi në vend janë regjistruar disa tërmete me pasoja të mëdha materiale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme