Një masakër e re ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të shtunë.
Të shtënat me armë në një qendër tregtare në El paso të Teksasit, kanë lënë të vdekur së paku 18 persona, njofton televizioni lokal, KTSM, transmeton KTV.
Policia ka thënë se ka arrestuar më shumë se një person në lidhje me rastin. Sulmi ndodhi në dyqanin e rrjetit të njohur, Walmart.
Ndërkaq të paktën 22 persona mbërritën në spitalet lokale për t'u trajtuar për dëmtimet e tyre.
"Ne nuk duam të themi asgjë para kohe derisa të kemi fakte të sakta për ju," tha rreshter Robert Gomez, duke mos pranuar të japë detaje për të dëmtuarit, transmeton BBC.
Raportet e para të të shtënave dolën rreth orës 11:00 me kohën lokale.