Botë

Siljanovska: Numrat flasin për humbje, por nuk ndjehem e mposhtur

 

Kandidati për president i përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska -Davkova sonte në pres konferencë në selinë e partisë opozitare pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve e ka pranuar humbjen, por nuk e ka uruar hapur fitoren e kundërkandidati, Stevo Pendarovski.

Ajo ka thënë se mjafton që ka pranuar humbjen dhe se gjithçka që ka ndodhur në debatet gjatë fushatës nuk pritet nga ajo me admirim t’i drejtohet. Thekson se nuk bëhet fjalë për mungesë të kulturës politike.