Jacinda Andern, kryeministrja e Zelandë së Re, është lutur në xhami bashkë me familjarët e viktimave që vdiqën të premten nga sulmi terrorist.
Me shami në kokë, Andern me lot në sy përqafonte familjarët që humbën më të dashurit e tyre.
Reuters raporton se ishte një numër i madh personave të shkuan në xhami për t’i ngushëlluar familjarët, përfshirë edhe na religjione tjera, transmeton Koha.net.
Kryeministrja pohoi disa herë gjatë një konference shtypi të së dielën pasdite se "do të ketë ndryshime në ligjet e armëve".
Brenton Harrison Tarrant, të premten, vrau 49 persona e plagosi 48 tjerë në dy xhami.