Lista e plotë e të dënuarve për rastin e 27 prillit të cilëve iu shqiptuan gjithsejtë 214 vjet burg.
Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqiptua Mitko Çavkovit derisa më i ulëti 7 vjet dhe iu shqiptua Abdulfeta Halimit, transmeton Alsat-M.
Lista e plotë e të dënuarve:
Mitko Çavkov, 18 vjet burg
Dushko Lazarov, 15 vjet burg
Goran Gjoshevski-Levi, 15 vjet burg
Mitko Peshov, 15 vjet burg
Oliver Popovski, 13 vjet burg
Munir Pepiq, 15 vjet burg
Abdulfeta Alimi, 7 vjet burg
Oliver Radullov, 10 vjet burg
Jane Çento, 15 vjet burg
Igor Jug, 12 vjet burg
Aleksandar Vasilevski-Ninxha, 8 vjet burg
Nikolla Mitrevski-Kolo, 15 vjet burg
Mlladen Dodevski, 12 vjet burg
Gorançe Angelovski, 12 vjet burg
Vllatko Trajkovski, 15 vjet burg
Uillijam Mihajlovski, 14 vjet burg
Igor Durlovski, obligohet me paraqitje
Të dënuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.
-
15 mars 2019 14:20
-
Shpërndaje në: