Auto

Punëtorët të pakënaqur me Muskun, bllokohet shpërndarja e veturave Tesla në Skandinavi

Investitori Elon Musk

Investitori Elon Musk

Punëtorët e vendeve nordike nuk janë të kënaqur me kompaninë amerikane të veturave, Tesla, e drejtuar nga multimiliarderi Elon Musk.

Pasi punëtorët e riparimit të Teslas në Suedi hynë në grevë në fillim të këtij muaji, shumë nga kolegët e tyre në Danimarkë e Norvegji kanë dalë në solidaritet me ta. Për këtë arsye, shpërndarjet e veturave janë vonuar. 

Sindikata suedeze If Metall po kërkon nga Tesla të nënshkruajë një marrëveshje kolektive që përcakton pagat dhe kushtet e punës. Ata thanë se greva do të vazhdojë deri në arritjen e marrëveshjes. Sindikalistët e kanë të qartë se çfarë mendojnë për Muskun dhe duan që Bashkimi Evropian të përfshihet në negociata.

“Është koha që BE-ja të rritet dhe të bëhet më e ashpër ndaj Musk-ut”, ka thënë Mikael Stahl, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Konfederatës Evropiane të Sindikatave.