Auto

Mercedes-AMG prezanton “qershinë mbi tortë”

Mercedes-AMG pati shpalosur versionet e reja të GLC SUV-it në korrik, ndërsa tash ka publikuar “qershinë mbi tortë”: GLC 43 Coupe dhe GLC 63 S E Performance Coupe.

Të dyja modelet vijnë me motor 2.0-litërsh me katër cilindra dhe që vjen me turbo të asistuar në formë elektronike.

GLC 43 Coupe ka 415 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e mbërrin për 4.8 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 250 kilometra për orë.

GLS 63 S E Performance ka 469 kuajfuqi dhe është modeli më i fuqishëm katërcilindërsh. AMG-ja ka kombinuar motorin 2.0-litërsh me motorin elektrikë prej 200 kuajfuqish në aksin e pasmë. Bashkë prodhojnë rreth 670 kuajfuqi. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për vetëm 3.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 275 km/orë.

Kombinimi i motorit benzinë dhe elektrik nënkupton që GLC 63 S E Performance Coupe është model hibrid – në fakt i pari SUV hibrid i AMG-së.

Të dyja modelet janë të pajisura me marsh automatik prej nëntë shpejtësish.

Veturat e para do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm. Çmimi nuk është bërë i ditur.

{gallery}