Kompania amerikane e automjeteve, Ford, ka njoftuar se do të humbasë tre miliardë dollarë nga shitjet e saj të automjeteve elektrike për konsumatorët këtë vit, raportoi të hënën CNN-i.
Megjithatë Fordi ende pret të arrijë objektivat e fitimit që vendosi këtë vit prej 9 deri në 11 miliardë dollarë.
Fordi ka thënë se këto humbje nga veturat elektrike dhe fitimi i përgjithshëm vijnë para shpenzimeve nga interesi dhe taksat.
Humbja prej tre miliardë dollarësh është afërsisht e barabartë me atë që humbi në vetura elektrike mbi këtë bazë në dy vitet e fundit së bashku. Ajo tha se humbi rreth 900 milionë dollarë në vitin 2021 dhe 2.1 miliardë dollarë në vitin 2022.
Edhe nëse Fordi arrin objektivat e tij të marzhit të fitimit për biznesin e veturave elektrike, ai do të jetë ende shumë më pak fitimprurës se sa është raportuar në udhëheqësin e këtyre veturave, Tesla. Ajo raportoi një marzhë fitimi prej 22 për qind në tremujorin e katërt, përsëri duke përjashtuar koston e interesit dhe taksave, si dhe amortizimin. Ndonëse nuk është një krahasim i saktë me marzhat e fitimit të raportuara nga Fordi dhe prodhues të tjerë automobilistikë për një kohë të gjatë, është një tregues se Tesla ka një epërsi të gjerë në realizimin e një fitimi duke shitur automjete elektrike, ndërsa prodhuesit e vjetër të automjeteve luftojnë për fitim.