Në fillim të vitit 2023, Volkswageni publikoi pamjet e para të modelit të saj më të ri të linjës ID – ID.7. Tash brendi i madh gjerman e ka bërë publike pamjen e interierit të modelit elektrik.
ID.7 pritet të lansohet më vonë gjatë vitit dhe VW ka konfirmuar se do të ketë një ekran të madh 15-inçësh që do të mundësojë, ndër tjera, aktivizimin e kondicionerit para se pasagjeri të futet në veturë, shkruan “Auto-Express”.
{gallery}
Pamja si do të jetë interieri i veturës së re
Vetura e re pritet të ketë bateri që mundëson kalimin e deri 700 kilometrave me një mbushje të baterisë.
ID.7 pritet të lansohet tërësisht sivjet. Detajet e plota teknike dhe specifikat pritet të publikohen me rastin e lansimit.