Auto

Fordi zvogëlon bashkëpunimin me Volkswagenin për automjetet elektrike

Ford

Fordi do te reduktojë varësinë e tij nga teknologjia e automjeteve elektrike të Volkswagenit, derisa prodhuesi amerikan i automjeteve e zhvendos linjën e tij evropiane në vetëm elektrike, raportoi të martën “Automotive”.

Pas lansimit të dy automjeteve të reja tërësisht elektrike, Fordi do të përdorë teknologjinë e vet për këtë lloj veturash në të ardhmen.

Deri në vitin 2026, Fordi planifikon të shesë 600 mijë automjete elektrike në vit vetëm në Evropë.

Fordi gjithashtu e ka në plan të konvertojë fabrikën e tij në Valencia, Spanjë, për të ndërtuar automjete elektrike të përcaktuara nga softueri në një arkitekturë të re elektrike, duke filluar nga fundi i kësaj dekade.

"Ne do të përdorim një platformë të pastër elektrike në Valencia. Megjithatë, për momentin është ende nuk dihet se kur do të ndodhë kjo dhe cilat modele do të ndërtojmë atje", tha Martin Sanders, menaxher i zhvillimit të veturave elektronike të Fordit në Evropë.

Automjetet elektrike të prodhuara nga Valencia do të përdorin gjithashtu softuerin e vetë prodhuesit të automjeteve me veçori të avancuara të ndihmës për shoferin. Ford dhe VW mbyllën kompaninë e tyre të teknologjisë autonome të automjeteve Argo AI vitin e kaluar.

Fordi ka thënë se linja e tij e pasagjerëve në Evropë do të bëhet tërësisht elektrike deri në vitin 2030 dhe pret që dy të tretat e shitjeve të furgonëve komercialë të jenë tërësisht elektrikë ose hibridë plug-in.