Auto

Tesla shënon rekord në shitjen e veturave në Kinë

Kompania amerikane e veturave, Tesla, i dorëzoi në treg 100.291 automjete elektrike, të prodhuara në Kinë gjatë nëntorit, duke shënuar rritje të madhe të shitjesh, raportoi Reuters të hënën.

Në njoftim u tha se ky është rekordi më i madh i shitjeve, që nga hapja e fabrikës në Shangai, në fund të 2020-s.

Shifra shënoi rritje prej 40 për qind nga tetori dhe 89.7 për qind më shumë se një vit më parë.

Ky sukses u tha se erdhi edhe për shkak të uljes së çmimeve të Tesla.

Megjithatë, fabrika BYD, ende ka më së tepërmi vetura të shituara.