Fordi ka tërhequr edhe 198 mijë vetura SUV në Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar njësinë e motorit të ventilatorit pas raportimeve për 25 zjarre, shkruan Reuters.
Tërheqja mbulon automjetet e vitit 2015-2017 Ford Expedition dhe Lincoln Navigator.
Fordi përmes një deklarate ka thënë se kishte tre raporte për zjarre të lidhura me dëmtime materiale në struktura dhe një që përfshinte lëndime të lehta.
Fordi gjithashtu ka tërhequr 1.175 automjete elektrike Mustang Mach-E të vitit 2022.
Fordi kryeson nga të gjithë prodhuesit e veturave në SHBA sa i përket veturave të tërhequra këtë vit.