Auto

Fordi duhet të dëmshpërblejë një familje me 1.69 miliardë euro

Miliona dëme janë paguar në SHBA, por prodhuesi i veturave Ford duhet të paguajë deri në 1.7 miliardë dollarë (1.69 miliardë euro) për aksidentin fatal, sipas vendimit të shkallës së parë të gjykatës.

Melvin dhe Voncile Hill humbën jetën në prill të vitit 2014 në një aksident të Ford të tyre F-250, prodhim i vitit 2002.

Fëmijët e tyre, Kim dhe Adam Hill, janë paditësit në këtë rast.

Fordi akuzohet se ka dështuar të përforcojë çatinë e pick-upit të tij F-250 sa duhet për të mbrojtur pasagjerët në një aksident me përmbysjeje. Thuhet se prodhuesi i veturave e ka lënë të pandryshuar strukturën e çatisë, ndonëse testet e brendshme kanë treguar se ajo ishte shumë e dobët, transmeton Revista HAK.

Sipas padisë, përforcimi është bërë, por vetëm për modelet e vitit 2017 e më pas.

Prokurorët përmendën rreth 80 aksidente të ngjashme në të cilat pasagjerët u lënduan ose humbën jetën.

Fordi planifikon të apelojë vendimin.