Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, do të paguajë më shumë se 1.7 miliardë dollarë për një aksident fatal që ka ndodhur në vitin 2014, e ku të vdekur mbetën një çift nga Gjeorgjia, shkroi të dielën “The Wall Street Journal”.
Gjykata shtetërore në Lawrenceville, ka dhënë verdiktin e saj për dëmet ndëshkuese kundër Fordit të premten pas një gjyqi 14-ditorë, ka thënë për “Bloomberg” avokati i paditësve, Gerald Davidson.
"Derisa ngushëllimet tona shkojnë për familjen Hill, ne nuk besojmë se vendimi mbështetet nga provat dhe ne planifikojmë të ankohemi", tha një zëdhënës i Ford për Journal të shtunën.
Davidson ka ndarë detaje lidhur me shkaktimin e aksidentit ku mbetën të vdekur çifti Hill.
“Çifti po lëvizte nga ferma e tyre në Reynolds, me një kamionçinë Ford F-250 të vitit 2002 kur një gomë u ça dhe kamioni u përmbys me ç’rast edhe i shtypi ata. Familja Hill pretendoi se Fordi e dinte se çatitë e kamionëve F-250 ishin shumë të dobëta për të mbrojtur udhëtarët në rast të përmbysjes, por nuk e paralajmëroi konsumatorin dhe qëndroi po me atë dizajn të çatisë me defekt deri në vitin 2016. Jemi shumë të lumtur për familjen Hill dhe për avancimin e sigurisë së automobilave", ka thënë ai.