Kompania amerikane Ford të shtunën ka thënë se po tërheq nga tregu 100 mijë vetura hibride në Shtetet e Bashkuara për shkak të rreziqeve nga zjarri. Për të njëjtën arsye, Fordi kishte tërhequr edhe mijëra vetura të tjera kohë më parë, shkruan Reuters.
Tërheqja vlen për automjetet Ford Escape, Maverick dhe Lincoln Corsair të vitit 2020 deri në vitin 2022 me motorë Hybrid/Plug-In 2.5 litra.
Faji i zjarrit, sipas Fordit, është te dështimi i motorit. Kompania numër 2 për shitjen e veturave thotë se problemi mund të jetë te një kompani furnizuese e cila dyshohet se ka bërë ndryshime gjatë pandemisë COVID-19.
Nuk ka aksidente apo lëndime të lidhura me këtë çështje.
Fordi tërhoqi SUV-it Ford Expedition dhe Lincoln Navigator në vitin 2021 për rrezikun e zjarrit. 66 mijë automjete u tërhoqën.